Me lot në sy, Shkurta dhe Gresa këndojnë në kanagjegj

09:21 | 28 March 2019

Këngëtarja e muzikës popullore Shkurta Fejza dhe vajza e saj, Gresa kanë kënduar me lot në sy përballë njëra-tjetrës në kanagjegj.

Në kanagjegjin e Gresës, nënë e bijë kanë promovuar këngën e re.
Mbrëmë është mbajtur kanagjegji i Gresa Behlulit në një nga restorantet luksoze në qytetin e Prizrenit, shkruan lajmi.

E në këtë mbrëmje përveç atmosferës së mrekullueshme që keni parë, Shkurta dhe Gresa kanë promovuar edhe projektin e tyre të ri me temën e martesës.

Më poshtë mund ta shikoni videon e artisteve duke kënduar përballë njëra-tjetrës, e momentin kur përloten nuk duhet humbur.

Në këto ditë, Gresa dhe partneri i saj kanë organizuar edhe një dasmë madhështore në Prishtinë.

Komento: