Me mëngë të gjata e çaj, Haradinaj sfidon vapën afrikane që ka kapluar vendin.
Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka vizituar ditën e sotme qytetin e Prizrenit. Atje ai ishte në mesin e qytetarëve në lagjen “Kurilla”.
Ish-kryeministri ka publikuar fotografi në Facebook duke treguar se aty u mirëprit me çaj të zi.
Në këtë ditë vere me temperatura të larta, Haradinaj kishte zgjedhur veshje me mëngë të gjata.
“Në lagjen Kurilla në Prizren”, njofton Haradinaj.
“Gjithmonë kënaqësi bashkëbisedimi me qytetarët dhe pirja e çajit të shijshëm që shërbehet atje”, shkroi Haradinaj në Facebook.