Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, nuk e ka nisur edhe aq mirë ditën sot (e mërkurë).
Kjo pasi dikush ia ka dëmtuar veturën dhe pamjet i ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.
Ajo thekson se dikush ka hyrë brenda makinës, por që normalisht se nuk ka pasur asgjë për të vjedhur.
E njëjta thotë që personi që e ka shkaktuar dëmin më mirë të lajmërohet e ta rregullojë atë.
“Atëherë në Lakrishtë nuk e di kush e ka bërë këtë dëm, por kushdo që e ka prishur makinën time siç po shihet ka hy brenda dhe asgjë nuk ka vjedhur, se nuk jemi budallenj që të lëmë gjëra të vlefshme në makinë”, u shpreh ajo.
Xhuli ndër tjerash tha: “Lajmërohu vetë ose ne i kemi edhe kamerat në këtë ndërtesë e mund të iu gjej. Sot po shkoj në polici, më mirë lajmërohuni vetë me rregulloni dëmin se sa të shkoj në polici edhe hyn në burg pastaj. Kushdo që e ka bërë të lajmërohet, përndryshe iu gjejmë edhe vetë”.
Nga ana tjetër, Xhuli shtoi se rastin do ta dërgojë edhe në polici.
Pamje: