“Më mirë me një dhunues, sesa me një të huaj apo?” – Enca iu përgjigjet atyre që e kritikuan për lidhjen e re

15:37 | 17 Korrik 2023

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, javëve të fundit ka qenë shumë e përfolur në mediat rozë lidhur me jetën e saj private

.

Kjo pasi ajo pak kohë që ka konfirmuar lidhjen e saj më të re me masazherin afrikan, Mickey Neblett.

Sigurisht që përveç urimeve që kanë marrë si çift, për dyshen nuk kanë munguar edhe kritikat e shumta nga komentuesit.

Enca së fundmi iu është përgjigjur kritikuesve të lidhjes së saj të re, me një postim të shkurtër të publikuar në InstaStory.

“Më mirë me një dhunues, sesa me një të huaj apo? Në djall mentalitetin”, ka shkruar këngëtarja, duke u shprehur kështu e revoltuar nga komentet negative që kanë marrë.

E njëjta, pak javë më parë kishte reaguar edhe për paragjykimet që i janë bërë për të dashurin, për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.

“Pse i bardhë, pse i zi, pse i huaj, pse malok, pse plak, pse i ri, pse të pasur, pse të varfër; Më pak urrejtje, më shumë dashuri. Ju premtoj se jeta është shumë e bukur kur jeton për veten”, kishte shkruar ndër të tjerash Enca.

Komento: