
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është pyetur nëse Vjosa Osmani do t’i bashkohet partisë gjatë javës së ardhshme.
Ai nuk ka treguar se kur do të ndodhë kjo, megjithatë, u shpreh se rikthimi i mundshëm i Osmanit është një gjë e mirë.
“E kam të pamundur me u përgjigjigj…Unë mendoj që në këto rrethana i bën mirë Vjosa me u bashkangjit me LDK-në, formacionin qysh tek, temë tjetër. Por një ribashkim i madh i LDK-së është i shëndetshëm edhe për LDK-në.
Me mujt, unë sot, me mujt me i bashku krejt strukturat, përkrahësit e LDK-së”, ka thënë ai./Klankosova