Më në fund arrihet marrëveshja, Locatelli transfreohet të gjiganti nga Serie A

16:24 | 17 Gusht 2021

Juventusi arrin marrëveshje me Sassuolon për Locatellin

Tashmë marrëveshja është arritur. Mesfushori italian, Manuel Locatelli do të jetë lojtar i Juventusit nga ky edicion.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur më në fund pas disa javësh negociata.

Juventusi do të paguajë 35 milionë euro plus bonuset për shërbimet e italianit që do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në qershor të vitit 2026.

Njoftimi zyrtar nga Juventusi pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

Komento: