Më në fund Bebe Rexha publikon foto me të dashurin e ri, ai është një mashkull i parezistueshëm

12:40 | 28 Shtator 2020

Këngëtarja Bebe Rexha, duket e mahnitshme në fotografitë e fundit.

Bebe Rexha, u përfol së fundmi shumë për lidhje romantike me regjisorin Kenyan Safyari, ku edhe e bëri zyrtare me një imazh në llogarinë e saj në Instagram, shkruan lajmi.

Ajo me disa fjalë dashuria i ka uruar ditëlindjen të dashurit, ku nuk mungoi as imazhi nën përqafimin e tij.

Duket se Bebe po e shijon shoqërinë e Kenyan, ngase në të shumtën e rasteve ata shihen të jenë së bashku.

Kësaj radhe këngëtarja bie në sy jo vetëm për paraqitjen me të dashurin, por për format bombastike që posedon edhe sigurisht që nuk heziton t’i shfaq.

Bebe publikoi një Instastory e veshur me rroba të bardha të ngjitura, që i zbulojnë çdo detaj të trupit.

Kujtojmë, se muzika që bën këngëtarja është e pëlqyer ndërkombëtarisht për shkak të ngjyrës se veçantë të zërit dhe talentit. Kënga e fundit nga këngëtarja është “You Can’t Stop The Girl”, e cila, si edhe shumë këngë të tjera, ka hiç më pak se 25 milionë klikime në Youtube.

Komento: