Më në fund, Coutinho zbulon se cilës skuadër do t”i takojë

21:30 | 07 April 2019

Coutinho do të mbetet në Camp Nou.

Prej kohësh flitet se Philippe Coutinho në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona dhe do të bashkohet më një klub të madh në Premier League, mirëpo duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Sikurse raporton “The Sun Football”, mesfushori ka vendosur që të ardhmen e tij ta “shtrijë” në Barcelonë, duke mos shkuar diku tjetër.

Në fakt, Chelsea dhe Manchester United ishin më shumë të interesuar për brazilianin. Gjithsesi po shkojmë drejt fundit të sezonit. Merkatoja është përpara dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Komento: