Më në fund flet Griezmann, zbulon të ardhmen e tij

09:39 | 09 Qershor 2019

Griezmann më në fund ka folur për të ardhmen e tij.

Ylli i Francës, Antoine Griezmann, më në fund ka zbuluar se cili është plani pas largimit nga Atletico Madrid.

Sulmuesi ka bërë të ditur se ai e di se ku do të luajë gjatë sezonit të ardhshëm, edhe pse akoma nuk ka zyrtarizuar asgjë.

Lojtari lidhet ngushtë me një kalim tek skuadra e Barcelonës, por katalanët akoma nuk kanë bërë hapat konkret drejt tij.

Griezmann do të largohet pas pesë viteve nga skuadra e Atleticos dhe francezi ka zbuluar një detaj interesant.

“E di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm” ka thënë Griezmann për ‘Telematin’.

“Mund të them vetëm se nuk do të jetë Miami” ka shtuar francezi, duke lënë disa pikëpyetje të mëdha.

Griezmann u paraqit me kombëtaren e Francës në humbjen befasuese 2:0 kundër kombëtares së Turqisë.

Komento: