Më në fund konfirmohet klubi i ri i yllit kosovar

19:07 | 16 July 2020

Tashmë duket se është konfirmuar skuadra e re e Milot Rashicës.

RB Leipzig pritet të jetë destinacioni i ardhshëm i Milot Rashiës.

Milot Rashica është duke kaluar ditët e tij të fundit te Werder Bremen pasi këtë verë do të largohet nga bardhëjeshilët të cilët ende nuk kanë rënë dakort me asnjë klub për shitjen e talentit kosovar.

Por, në një intervistë hënë së fundmi, menaxheri i tij, Altin Lala, pak a shumë ka konfirmuar të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës.

Ai ka zbuluar pa dashur se pavarësisht interesimit nga Italia apo Anglia, Rashica sipas të gjitha mundësive do të mbetet në Gjermani për një arsye të vetme, Champions Leaguen.

“RB Leipzig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i tyre i lojës përshtaten me Milotin. Është një klub që i bën më të mirë lojtarët”, ka deklaruar Lala për “Werder Deichstube”.

Me Rashicën janë lidhur edhe klube të tjera, si Milani, Napoli e Liverpool e Aston Villa, por gjasat janë që të mbetet në Gjermani.

Oferta e parë e Leipzig prej 15 milionë eurosh është refuzuar nga Ëerder që pasi siguroi qëndrimin në Bundesliga kërkon 25 milionë euro për kartonin e lojtarit, derisa futbollisti mund të fitojë deri në 5 milionë euro në sezon.

Komento: