Më në fund, Leao gëzon tifozët e Milanit

16:29 | 08 Maj 2023

Leao i gëzon tifozët e Milanit.

Rafael Leao ka folur për herë të parë pas lëndimit të pësuar të shtunën ndaj Lazios.

Sulmuesi portugez e pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e këmbës dhe u detyrua të largohej nga loja në fillim të saj.

Kjo bëri që tifozët e Milanit të shqetësoheshin për gjendjen e tij fizike, vetëm pak ditë para lojës mjaft të rëndësishme të së mërkurës kundër Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, përfaqësuesi portugez është munduar t’i qetësojë tifozët “Rossoneri”, duke bërë me dije në njëfarë mënyre se do të jetë i gatshëm për sfidën e pasnesërme.

“Mos u shqetësoni për lëndimin tim, do të kthehem shpejt”, ka thënë portugezi përmes rrjetit social “The Residency”, përcjell Gazeta Express.

“Kam bërë kurime dhe kam fjetur tërë ditën. Motivim im është të jem në fushë çdo ditë dhe të përmirësohem për t’i arritur objektivat e mi”, ka shtuar futbollisti ofanziv, i cili është njëri prej lojtarëve kryesorë të Milanit.

Sipas tij, atmosfera në Milan është më e mira që e ka parë deri tash, ndërsa momentin më të mirë që kur është në “San Siro” e konsideron atë kur e fitoi Scudetton, e idhull thotë se e ka Cristiano Ronaldon.

Komento: