Më në fund Leonora Jakupi e zbulon kohën kur do të vishet me vello të bardhë

15:01 | 19 Dhjetor 2022

Është ndër këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar.

Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi, ka dhënë detaje për lidhjen e saj të dashurisë edhe pse gjithmonë qëndron “hermetikisht” e mbyllur sa i përket jetës së saj private.

Së fundmi e ftuar në emisionin “Favorit” ajo ka konfirmuar lidhjen e dashurisë duke zbuluar se mund të martohet në vitin 2023.

“S’di a ka me pas dasmë, por mendoj që do të martomhet këtë vit”, ka thënë Leonora.

Kujtojmë që ka kohë që Leonora Jakupi është raportuar se është në lidhje me një zyrtar në instucionet publike me emrin Nexhat Krasniqi.

Ky i fundit raportohet se ka qenë i martuar dhe ka pas edhe fëmijë. /ORAinfo/

Më poshtë është videoja ku Leonora flet rreth martesës së saj…

Komento: