Më në fund mësohet skuadra e re e Dybalas

19:03 | 24 Korrik 2019

Duket se Dybala po transferohet tek Manchester Unitedi.

Paulo Dybala raportohet se është i hapur për t’u larguar nga Juventus për Manchester Unitedin apo dhe PSG.

Reprezentuesi argjentinas vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për një largim nga Torino, por ka hedhur poshtë mundësinë e një shkëmbimi me Mauro Icardin e Interit.

Por, ‘Tuttosport’ pretendon se 25 vjeçari pas një bisede me trajnerin Maurizio Sarri ka ndryshuar mendjen, dhe është i hapur për oferta.

Një lëvizje jashtë vendit është alternativa më e mundshme, me PSG dhe Manchester United që janë të interesuar për të.

Shuma që kërkohet nga Juventus për Dybala nuk është e vogël, ku kërkohen së paku 75 milionë euro.

Komento: