Messi kthehet në stërvitje për herë të parë që prej se kërkoi largimin nga Barça.
Ajo që mezi prisnin fansat e Barcelonës tashmë është bërë realitet.
Lionel Messi është kthyer në stërvitje për herë të parë që prej se kërkoi largimin nga Barcelona.
Ai ishte i vendosur të largohet, por Barça nuk e lejoi dhe mënyrat e vetme ishin pagimi i klauzolës 700 milionë euro ose të shkojë në gjyq me klubin e jetës së tij.
Messi do të stërvitet për herë të parë nën urdhëratë e trajnerit të ri, Ronald Koeman.