Më në fund ndodh puthja e parë mes Xhulit dhe Atdheut?

17:21 | 26 Janar 2023

Ndodh puthja e parë mes Xhulit dhe Atdheut?

Xhuli Nura dhe Atdhe Xharavina po vazhdojnë të jenë dita-ditës më të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërsa kanë shprehur hapur pëlqimin që kanë, ata po qëndrojnë vazhdimisht bashkë duke biseduar, qeshur e shpesh edhe duke ndarë puthje e përqafime.

Ata së fundmi kanë qenë të ulur së bashku në një kolltuk të mbështjellë me një batanije.

Në një moment, Atdheu i tha bukuroshes nga Drenica që të futet nën se ka për t’i treguar diçka.

Pavarësisht se të mbuluar, dyshja u duk sikur shkëmbyen puthje në bazë të lëvizjeve që bënë.

Kjo mbase mund të jetë puthja e parë e tyre, megjithëse janë shfaqur edhe në disa skena të tjera intime.

Veç kësaj, në BBVK janë krijuar edhe çifte të tjera si: Getinjo e Vivien dhe Gresa me Andin.

Komento: