Më në fund, nesër nis asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë

11:47 | 11 Tetor 2021

Nesër nis asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër, do të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Komuna ka apeluar qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë t’i largojnë.

“Nesër me datë 12.10. 2021 si dhe pasnesër me datë 13.10.2021, do të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, prandaj bëjmë apel për qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë të i largojnë. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për këtë kërkesë. Ju lusim të publikoni si njoftim për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Komento: