Më në fund punë e kryer: Milan transferon sulmuesin që e kërkoi aq shumë

14:33 | 27 Gusht 2019

Pritja përfundon, Milan transferon sulmues për 35+5 milionë euro.

Angel Correa do të transferohet në Milan para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Angel Correa dëshiron Milanin dhe Milani dëshiron Angel Correan.

Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” janë afër blerjes së tij nga Atletico Madrid.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Milan ka bërë gati 35 milionë euro dhe 5 milionë euro të tjera në bonuse për transferimin e tij në San Siro, përcjell lajmi net.

Correa është kërkesa kryesore për sulm nga Milan, para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Komento: