Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar Joe Bidenin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga Kremlini kanë thënë se ishin duke pritur rezultatet zyrtare nga Kolegji Zgjedhor, ku do konfirmohej fitorja e kandidatit demokrat.
“Putini i uroi presidentit të zgjedhor çdo sukses dhe shprehu besim se Rusia dhe SHBA-ja, do të ndihmojnë për zgjidhjen e shumë problemeve dhe sfidave me të cilat përballet bota”, thuhet në një deklaratë nga Kremlini, raporton Reuters.
Joe Bideni është zyrtarizuar mbrëmë në Kolegjin Zgjedhore me 306 vota nga anëtarët e Kolegjit.