Më në fund reagon edhe Juventus, ky është njoftimi lamtumirës për Ronaldon

10:07 | 31 Gusht 2021

Juventusi i thotë lamtumirë Ronaldos, njofton për kalimin e tij në Manchester United

Juventusi i ka dhënë lamtumirën Cristiano Ronaldos të martën, duke e konfirmuar kalimin e tij në Manchester Unitedin për 23 milionë euro.

Ronaldo i kaloi tri vjet në Torino, duke i fituar dy tituj në Serie A, por këtë verë zgjodhi të kthehet në Old Trafford për shkak të dështimit të bardhezinjve për të luftuar për trofe të mëdhenj, raporton Express.

Për Ronaldon mendohej se do t’i bashkohej Manchester Cityt, por djajtë e kuq ndërhynë në çastet e fundit dhe rrëmbyen atë.

Marrëveshja për kthimin e Ronaldos në United u konfirmuar të premten.

Ndërsa Juventusi njoftoi për largimin e tij tek sot: “Më 10 korrik 2018, dy ikona të futbollit evropian dhe botëror u bënë bashkë – Cristiano Ronaldo u bë lojtari Juventusit. Sot, pas tri viteve së bashku dhe 133 paraqitjeve, 101 golave dhe pesë trofeve të fituar, ky kapitull u mbyll”.

“Rrugët e CR7 dhe Juventusit ndahen këtu”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Komento: