Elvana Gjata është ndër këngëtaret më të dashura për publikun tonë.
Këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e të jenë ndër të preferuarat, shkruan ORAinfo.
Rasti tragjik që ndodhi me të fejuarin e saj, bëri që edhe Elvana të ndërprejë të gjitha aktivitetet e saj.
Madje, ajo nuk u bë e gjallë për tërë këtë kohë as në rrjetet sociale dhe nuk i dihej as vendndodhja.
Por, pas kaq kohe, Elvana vendosi që të shfaqet sot me një postim në Instagram që ndër të tjera tregon se po i rikthehet muzikës.
Ajo me anë të një shkrimi, rrëfei momentet e rënda që ka kaluar gjatë këtyre ditëve.
” Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale”- tha ndër të tjera Elvana.
Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e saj./ORAinfo/