Më në fund shfaqet në publik për herë të parë pas lindjes Shkurte Gashi

14:27 | 23 Janar 2021

Shkurte Gashi publikoi fotot e para pas lindjes.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, vitin që e lamë pas u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi Mal, ndërsa deri tani nuk ka publikuar asnjë imazh të tij.

Këngëtarja, së fundi ka bërë paraqitjen e parë publike pas lindjes së djalit.

Shkurta ndau me ndjekësit disa fotografi në Instagram, teksa ishte pjesë e ndejës së organizuar për ditëlindjen e nipit të Shyhrete Behlulit.

Artistja dukej në formë të mirë pas lindjes së djalit dhe njëherësh shumë e lumtur.

Komento: