Më në fund vendoset e ardhmja e Coutinhos

17:52 | 18 June 2020

Tashmë është vendosur e ardhmja e Coutinhos.

Flitet shumë për fatin e Philippe Coutinhos, dhe pyetja kryesore është nëse ka një vend për brazilianin në ‘Camp Nou’, teksa është e sigurt se Bayern Munich nuk do të blejë kartonin e tij për vlerën 120 milionë euro.

Ka disa klube në Premierliga që duan transferimin e tij, por nuk dihet nëse do të jenë në gjendje të plotësojnë kërkesat e Barcelonës, sidomos pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Sky Sports raporton se Bayern Munich ka vendosur të mbajë Coutinhon deri në fund të sezonit.

Huazimi i tij përfundon më 30 qershor, kur përfundon edhe sezoni i Bundesligës, edhe pse Bayerni ka përfunduar çështjen e titullit.

Sidoqoftë, bavarezët janë në pritje të ndeshjes së kthimit të 1/16 të Ligës së Kampionëve, ku në ndeshjen e parë kanë mposhtur Chelsean 3:0 në ‘Stamford Bridge’.

Liga e Kampionëve do të rikthehet në muajin gusht, dhe Bayern Munich ka vendosur të mbajë brazilianin deri sa të zgjasë aventura e tyre në garën evropiane.

Komento: