Më në fund vendoset gjithçka për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

16:25 | 02 Janar 2021

Skuadra e Liverpoolit tashmë ka vendosur për të ardhmen e Xerdan Shaqirit.

Liverpool nuk do të largojë sulmuesin Xherdan Shaqiri nga klubi i tyre në këtë afat kalimtar.

Largimi i Shaqirit nga The Reds është përmendur disa herë, e sidomos me ardhjen e Diogo Jotas në skuadër, largimi i tij dukej i paevitueshëm.

Megjithatë, tani është duke u raportuar nga Liverpool Echo, se nuk e kanë në plan të largojnë atë.

Në këtë sezon, ai ka vetëm 3 paraqitje me klubin dhe prej tyre ka të regjistruara 2 humbje, ndërsa kanë fituar 1 herë.

Stinori i ri e ka gjetur 29 vjeçarin pa asnjë gol, gjë shumë shqetësuese për të.

Komento: