Më në fund vijnë lajme të mira për Milanin

00:04 | 12 December 2018

Milanit po i rikthehet buzëqeshja.

Milani ka qenë i pafat këtë sezon me lëndimet, ku shumë lojtar të ekipit të parë kanë pasur probleme fizike.

Vlen të përmendet se këto tre javë Rossonerët kanë pasur vetëm Cristian Zapatën në dispozicion si qendërmbrojtës.

Pikërisht, në këtë repart pritet të ketë rikthime. Sot është konfirmuar se, në fundjavë ndaj Bolognas,
Gattuso ka shumë shanse që të ketë në dispozicion, kapitenin Alessio Romagnoli dhe Mateo Musacchion, të dy të lënduar para pak javësh.

Musacchio ka bërë stërvitje me skuadrën ditët e fundit dhe mund të grumbullohet që në ndeshjen ndaj Olympiakosit, pra prezenca e tij në fundjavë është e sigurt.

Pak më ndryshe paraqitet situata për kapitenin, i cili bëri stërvitje me grupin vetëm në pjesën e fundit të seancës. Gjithsesi, shanset që Romagnoli të jetë gati, duken mjaft të mëdha.

Komento: