Një lajm shumë i mirë ka ardhur për skuadrën e Barcelonës.
Barcelona ka mësuar se Arthur Melo është i gatshëm që të rikthehet në fushë.
Pas lëndimit që pësoi, mesfushori ka filluar të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.
Melo është bërë një lojtar tejet i rëndësishëm për Barcelonën, ku mungesa e tij është vërejtur në dy ndeshjet e fundit.
Mesfushori brazilian me gjasë do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit që zhvillohet më 2 mars.