Më në fund vjen një lajm i mirë për Milanin para ndeshjes kundër Juventusit

15:28 | 01 Mars 2020

Përkundër faktit se ndeshja e Milanit kundër Genovës këtë fundjavë u shty deri në maj, ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Coppa Italia kundër Juventus do të luhet ashtu siç ishte planifikuar të mërkurën në mbrëmje, përcjell ORAinfo.

Në fakt, ajo madje do të luhet me dyer të hapura.

Në këtë ndeshje të Milan pritet të kthehen nga lëndimi Gigio Donnarumma dhe Simon Kjaer.

Të dy kanë punuar shumë në terrenin për t’u rikuperuar nga dëmtimet e tyre përkatëse.

Sky Italia raporton se ata morën pjesë në seancën e stërvitjes së sotme në Milanello dhe për rrjedhojë do të jenë në dispozicion për ndeshjen e rëndësishme kundër Juventusit.

Me një rezultat të përgjithshëm 1-1, nuk do të jetë një detyrë e lehtë për të ecur përpara për Milanin. /ORAinfo/

Komento: