Më në fund zbulohet arsyeja e humbjes së shijes nga COVID-19

15:05 | 30 July 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Humbja e shijes është një nga simptomat më të zakonshme dhe më të hershme të COVID-19, dhe një grup shkencëtarësh amerikanë pretendojnë se kanë gjetur shkakun e këtij fenomeni.

Sipas Sky Neës, është përcaktuar që neuronet shqisore që detektojnë sensin e nuhatjes dhe e transmetojnë atë në tru, megjithatë nuk janë ndër qelizat e shijes së erës që preken nga coronavirusi.

Në fakt, virusi sulmon qelizat që ofrojnë mbështetje metabolike dhe strukturore ndaj këtyre neuroneve, si dhe qelizave burimore të caktuara dhe qelizave të enëve të gjakut, thonë shkencëtarët nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Harvardit, të cilët gjithashtu shprehen se humbja e ndjenjës së nuhatjes së shkaktuar në këtë mënyrë nuk është e përhershme.

Komento: