Është ndër aktoret me të dashura për publikun shqiptar.
Dashamirët e teatrit e njohin si aktorja që shkëlqen në çdo shfaqje, që e realizon mrekullisht çdo rol.
Ka me dhjetëra role të luajtura me sukses në teatër, film, televizion, por nuk është aspak mediatike, nuk i pëlqen të ekspozohet.
Xhejlane Godanci ka vendosur të rrijë larg medies, por edhe larg meshkujve. Ndonëse në të 50-tat, ajo është beqare dhe nuk flitet për ndonjë mashkull në jetën e saj.
Pse? Cila është arsyeja?
Burime të afërta me aktorën thonë se është karakteri i fortë i Xhekit që i mban pak larg meshkujt.
E, këta të fundit duan më shumë të kenë të bëjnë me femra pa shumë pretendime, pra jo si Xhejlanja dhe femrat e tjera të forta që ja dalin vetë në jetë.
Aktorja duket e kënaqur me statusin e saj dhe është mjaftë e angazhuar në profesion.