Agjenti e tij tashmë e ka zbuluar të ardhmen e Dybalas.
Agjenti Jorge Antun, ka deklaruar se Paulo Dybala dëshiron të mbetet te Juventus dhe zërat për largimin e tij nuk janë të vërteta.
Sulmuesi argjentinas ka ndihmuar Juventusin të fitojë titullin e nëntë të kampionit në Itali, dhe pas përfundimit të sezonit, disa media kanë raportuar se ‘Zonja e Vjetër’ do të konsiderojë shitjen e tij.
Por, agjenti i lojtari, Antun, ka hedhur poshtë zërat, duke thënë se janë duke punuar në një marrëveshje të re për 26 vjeçarin.
“Kam lexuar thashethemet këto ditë dhe ato nuk janë të vërteta”, ka deklaruar ai.
“Paulo Dybala është një lojtar i Juventusit dhe është i lumtur që është aty”.