Më në fund zbulohet skuadra e re e Edon Zhegrovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Më në fund zbulohet skuadra e re e Edon Zhegrovës

19:39 | 30 Qershor 2020

Duket se tashmë është zbuluar skuadra e re e Edon Zhegrovës.

Edon Zhegrova do të kthehet në Belgjikë te Genk.

Portali zviceran i futbollit, ‘Fussballinfos.ch’, bën të ditur se Basel nuk ka ushtruar të drejtën e blerjes së anësorit të Kosovës, me këtë të fundit që do të rikthehet te Genk në Belgjikë.

Basel ka pasur mundësinë e fundit për blerjen e përhershme të Zhegrovës në muajin mars, por kriza e shkaktuar nga COVID-19, kishte bërë që zviceranët të hezitonin për një gjë të tillë.

Zhegrova te Basel ishte huazuar në shkurt të vitit 2019, dhe tashmë me këtë skuadër ka fituar Kupën e Zvicrës.

Në sezonin aktual, Zhegrova ka bërë 18 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar edhe dy gola.

Komento: