
Edon Zhegrova për herë të parë prej se u transferua te Juventusi, do të luaj si titullar.
Trajneri i ”Zonjës së Vjetër”, Luciano Spalletti e ka futur në formacionin zyrtar kundër skuadrës qipriote, Pafos, në ndeshjen e vlefshme për Chammpions League.

Ylli kosovar do të udhëheq sulmin e Juventusit sonte, ku e ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij të jashtëzakonshme, e pse jo të shënoj edhe golin e parë me fanellën bardh e zi.