
Liverpooli mund të jetë vetëm 45 minuta larg shpalljes për të gjashtën herë kampion i Evropës, pasi që pjesën e parë të finales së Ligës së Kampionëve, kundër Tottenhami, e mbylli me epërsi 1:0.
Finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, e cila po zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, “Ëanda Metropolitano” filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për Liverpoolin, raporton Gazeta Express.
Skuadra e Jurgen Kloppit kaloi në epërsi qysh pas dy minutave lojë, përmes Mohamed Salahut, i cili shkëlqeu në këta 45 minuta të parë të ndeshjes.
Tottenhami e pati më shumë posedimin e topit në këta 45 minuta të parë, 63 për qind në krahasim me 37 për qind të Liverpoolit. Megjithatë, londinezët nuk arritën ta shfrytëzojnë kohën sa e kishin topin ashtu siç duhet.
Përderisa Liverpooli i krijoi plot tetë raste në këtë pjesë të parë, prej të cilave vetëm 2 goditje shkuan brenda kuadratit të portës, Tottenhami e pati vetëm një rast të mirë dhe ajo ishte jashtë kuadratit të portës.
Tottenhami do të tentojë ta përmbysë rezultatin gjatë pjesës së dytë, për t’u bërë vetëm ekipi i dytë që arrin ta fitojë finalen e Ligës së Kampionëve qysh në herën e parë që arrin deri në këtë fazë në histori.