Serbët protestojnë në Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve me një këngë nacionaliste në sfond.
Në Shtërpcë, komunën e vogël afër Ferizajt, të banuar me shumicë serbe, janë mbledhur një numër i tyre për të protestuar pas plagosjes së dy të rinjve serbë të premtën.
Protestën e parlajmëroi zyrtari i Listës Serbe, kryetari i kësaj komune, Dalibor Jevtiq.
Ndërsa serbët u mblodhën para Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë, një këngë e zakonshme nacionaliste serbe po e përcjell protestën.
Krerët e instutucioneve vendore dhe diplomatët ndërkombëtarë e dënuan aktin e plagosjes së dy të rinjve serbë (11 dhe 21 vjeç). Por kjo s’i ka mjaftuar presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq, i cili në një paraqitje televizive sot i ka përshkruar ndërkombëtarët si kundërshtarë të serbëve. Kjo, pasi që ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dje në një deklaratë falënderoi autoritetet e Kosovës që e kapën shpejt të dyshuarin. I dyshuari është pjesëtar i FSK-së.