Barcelona ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në La Liga, duke vazhduar kështu edhe kryesimin në tabelë.
Skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore me përmbysje kundër Osasunas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të.
Barça triumfoi në stadiumin “El Sadar” me rezultatin 1:2, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak nga minuta e 31-të pas përjashtimit të Robert Lewandowskit me kartonin e dytë të verdhë.
Vendasit kaluan në epërsi të parët me golin e shënuar nga David Garcia, në minutën e gjashtë.
Por, katalunasit ia dolën të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë. Pedri barazoi fillimisht rezultatin në minutën e 48-të, kurse golin e fitores e realizoi Raphinha, në minutën e 85-të.
Barcelona pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe pozicionohet e para në tabelë, me 5 pikë më shumë se Real Madridi. “Los Blancos” ndeshjen e kësaj jave e luajnë më 10 nëntor, kundër Cadizit.
Osasuna me 23 pikë renditet e gjashta.