Me një orë vonesë nis Seanca e Kuvendit, s’ka kuorum për rezolutën e dialogut – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Me një orë vonesë nis Seanca e Kuvendit, s’ka kuorum për rezolutën e dialogut

11:38 | 18 Shtator 2020

Me vonesë me shumë se një orë nga ajo që ishte planifikuar, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e paraparë të nisej në orën 10:00 ka filluar në orën 11:10 për shkak të mungesës së deputetëve.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të votuar rezolutën e LVV-së për dialogun.

“Nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për të votuar propozim rezolutën për dialogun, por, mund të procedojmë me pikat tjera të rendit të ditës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së kuorumit, vazhdohet me një pikë tjetër të rendit të ditës.

“Pika e radhës është interpelanca e Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj e nënshkruar nga deputetë të LVV-së për kushtet e mësimit në Kosovë. Në bazë të rregullores, interpelanca mund të zgjasë deri në tri orë”, ka thënë kryeparlamentarja Osmani.

Komento: