“Me pagu qiranë…, ja kam nxi shtatzaninë …”, Bardhi habit fansat

13:32 | 05 Tetor 2024

Një nga emrat më të dashur në muzikë, Bardhi ka publikuar këngën “Qikes tem,” e cila mban mes rreshtash dhimbje dhe një mesazhi të thellë.

Kjo këngë duket se shfaq lidhjen e tij me Sarën dhe shtatzaninë e saj, duke treguar sakrificat e shumta dhe periudhën e vështirë që kanë kaluar së bashku këtë periudhë që artisti u shkëput nga menaxheri i tij.

“Ju thash vllazni, e bash qata m’vran

E kohve t fundit kom marr borxhe

Me pagu qiranë”-shprehet ai ndër vargje.

Më tej ai vijon:

“Po mamit ton me kto probleme t’mia

Besom ja kam nxi shtatzanin”-teksa thotë se nuk ka pasur pra as për t’i blerë Sarës vitaminat.

Kënga ka prekur zemrat e adhuruesve të tij, teksa të gjithë i shprehin mbështetje, me besimin se çdo vështirësi do të kalojë dhe Bardhi do të rikthehet më i fortë.

Komento: