Me pajisje inteligjente Policia identifikon autobusin pa regjistrim

12:47 | 16 Gusht 2023
me-pajisje-inteligjente-policia-identifikon-autobusin-pa-regjistrim

Përmes pajisjeve inteligjente, Policia e Kosovës e ka identifikuar një autobus pa regjistrim dhe të njëjtin e ka larguar nga trafiku.

Sipas njoftimit të Policisë, përveç sanksionimit të punës, ndaj ngasësit është shqiptuar dënimi prej 300 euro dhe i janë konfiskuar targat.

“Njësia Mobilie me Pajisje Inteligjente gjatë kontrollit në trafik përmes veturës me pajisje inteligjente “SMART PATROL” ka identifikuar duke qarkulluar mjetin e transportit të udhëtarëve (autobus) të paregjistruar, ku përveç shqiptimit të gjobës (300 €) të njëjtit i janë konfiskuar targat dhe është larguar nga trafiku”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: