Pas kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani ka marrë edhe mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm për të qenë kandidate e kësaj partie për kryeministre.
Me asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka votuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre.
Me ngritje të duarve, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë i kanë dhënë përkrahjen unanime kandidaturës së Osmanit.
Me këtë votim, tashti ka përfunduar çdo dilemë e LDK-së për kandidaturën në zgjedhjet e 6 tetorit.
Mbetet të shihet në orët dhe ditët në vijim se cili do të jetë vendimi i partisë së Isa Mustafës karshi ofertës së Albin Kurtit për koalicionin parazgjedhor