“Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, fitueset e medaljeve olimpike bëjnë homazhe në Prekaz

11:30 | 08 Gusht 2024
“me-perulje-para-deshmoreve-e-martireve-te-kombit”,-fitueset-e-medaljeve-olimpike-bejne-homazhe-ne-prekaz

Dy fitueset e medaljeve olimpike, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, bashkë edhe me pjesën tjetër të ekipit të xhudos, sot kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Delegacioni u udhëhoq nga trajneri Driton Kuka, i cili edhe bëri njoftimin.

“Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, tha Kuka.

Në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Kosova pati paraqitje dinjitoze.

Xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, i rrëmbyen dy medalje olimpike.

Krasniqi mori të argjendtën kurse Fazliu të bronztën./ Klankosova.tv

 

Komento: