Me plot gabime drejtshkrimore, ky është reagimi i Universiteti të Pejës pas vendimit të KSHC’së

11:20 | 16 Korrik 2019

Universiteti i Pejës reagon pas vendimit të KSHC’së me gabime katastrofale drejtshkrimore.

Universiteti Publik i Pejës “Haxhi Zeka”, ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), për mos akreditim të këtij universiteti për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020.

Por në reagimin e tyre prej tre paragrafëve, ky institucion arsimor ka bërë gabime të shumta drejtshkrimore.

Vetëm në një paragraf, shihen tetë gabime drejtshkrimore.

Ndryshe, dje KShC-ja vendosi që të mos i akreditojë programet e Universitetit të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës. Vendimi i KShC-së vjen pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtar.

Komento: