“Më quante qorr dhe më shante nënën”, polici shqiptar tregon pse e vrau kolegun e tij

13:01 | 24 Maj 2022

Detaje te reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në Komisariatin nr.3, ku 25-vjeçari Ludian Zaimi vrau kolegun e tij Çaush Saliasi.

Bëhet me dije se pas ngjarjes së rëndë policia ka ushtruar kontroll në banesën e autorit, ku edhe ka gjetur ilaçe depresioni. Dyshohet se Zaimi mund të ketë pasur çrregullime të shëndetit mendor.

Vetë 25-vjeçari ka thënë për ngjarjen se Saliasi e ka ofenduar dhe sharë vazhdimisht, teksa ka thënë “më shante nga nëna dhe më quante qorr”.

“Para se të merrnin shërbimin, ndodheshim në zyrën e ndarjes së turneve. Kam qenë tejet i mbyllur, më ka ngacmuar me fjalë dhe disa herë ofenduese. I kisha akumuluar të gjitha këto deri në mbrëmjen e sotme”, iu tha ai kolegëve dhe më pas ekspertëve të hetimit dhe atyre të Drejtorisë së Policisë që mbërritën në komisariat.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti banal gjatë mbledhjes së ndërrimit të turneve, ku Zaimi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar të paktën 5 herë kolegun e tij.

Burime për media bëjnë me dije se para se 25-vjeçari të kryente aktin e rëndë u ka kërkuar kolegëve që të ulin kokën, dhe më pas ka zbrazur karikatorin mbi viktimën.

Viktima, Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite që punonte si efektiv në Polici, ndërsa Zaimi i ishte bashkuar uniformave blu rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Shpërndaje

Komento: