
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marrë një vendim për të gjitha bizneset në komunën e tij.
Të gjithë punëtorët në Mitrovicë që punojnë në biznese private do të pushojnë nesër.
Në Mitrovicë subjektet afariste nuk do të punojnë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 maji.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.
Bahtiri në dakordim me ekzekutivin u pajtuan që nesër me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve “1 Maji” të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset në qytetin e Mitrovicës, me përjashtim të kafiterive, barnatoreve, furrave të bukës, pompave të benzinës dhe restoranteve.