Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë, Thaҫi bën këto falenderime – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë, Thaҫi bën këto falenderime

09:21 | 17 Shkurt 2019

Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka folur edhe Presidenti i vendit. Hashim Thaҫi.

Ai bëri një shkrim në rrjetin social Facebook, me anë të së cilit bëri disa falenderime.

Ai ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri.

“Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë”, ka shkruar Thaçi.

Komento: