Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka folur edhe Presidenti i vendit. Hashim Thaҫi.
Ai bëri një shkrim në rrjetin social Facebook, me anë të së cilit bëri disa falenderime.
Ai ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri.
“Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë”, ka shkruar Thaçi.