AC Milan është ende në kërkim për ta transferuar qendërmbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano këtë verë në San Siro.
Upamecano është në listën e dëshirave të Ralf Rangnick për këtë verë, nëse gjermani e merr drejtimin e Milanit.
Upamecano ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, diçka që po tërheq një numër klubesh pas një sezoni mbresëlënës në të cilin ai ka grumbulluar 30 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Bundesligës, përcjell ORAinfo.
Bayern Munich ka qenë gjithashtu i lidhur fort me një veprim për 21-vjeçarin, ashtu si edhe Arsenali, ndërsa së fundmi Bild raportoi se Leipzig është vendosur të ulë kërkesat e tyre nga 60 milionë në 40 milionë euro për shkak të efekteve të Coronavirus në financat e futbollit.
Sipas Calciomercato, Milani mbetet në garën për të zbarkuar lojtarin francez pasi ata po kërkojnë të forcojnë radhët e tyre duke nënshkruar një partner për Alessio Romagnoli këtë verë. /ORAinfo/