Me Serbinë, Z. ZKM Besnik Bislimi s’negociohet me gjithologë po me ekipe profesionale – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Me Serbinë, Z. ZKM Besnik Bislimi s’negociohet me gjithologë po me ekipe profesionale

Shkruar nga: Fadil Maloku

13:31 | 11 Maj 2021

1. Shpresa e Vuçiqit për “një kompromis” në negociatat që është duke i rindërtuar e ridizajnuar Ai përmes agjitimit dhe lobimit perfekt të ekipit të tij profesional pēr gjithë këto dy dekada të pasluftës, bashkë me naivitetin amputuar qëllimshëm për gjëja”njohje reciproke”, janë dy perceptime të dëshirueshme, por njëkohësisht edhe dy ligjerime antagoniste në ligjërimet tona publike politike. Klod Levi Straus, një antropolog i mirënjohur në qarqet shkencore e ka një thënie antologjike (mendoj unë) kur analizon raportet sociokulturore midis shoqërive tē ndryshme, qē përafërsisht parafrazohet kështu; “pothuajse, çdo raport ndëretnik posedon një nivel imagjinar dhe në tjetër të realizuar…”. Edhe Vuçiqi, edhe Thaçi e edhe Mustafa “ushqyen” një “raport të tillë binar”. Bile Ish KM Hoti, shkoj aq larg sa që “njohjen reciproke” na e ofronte në ditë…!? Duke lënë kështu përshtypjen se “kjo tani është punë e kryer”, dhe se thënia e famshme e Vuçiqit se”shqiptarët s’mund t’i fitojnë të gjitha e Serbia, asgjë”, ka mbaruar!? Ishte ky një naivitet i paparë diplomatik, dhe një nonsens i padëgjuar i adoleshences politike!? Po si mund të ndodhë kjo”njohje reciproke” nga ana e Serbisë, kur dihet botërisht që Ajo, fare s’e ka ndërmend me bëjë këtë? Shto kētu edhe vendimarrjet e luhatura, eufemiste, e shumē improvizuese të Brukselit zyrtar!

2. Nëse, ekipi i (gjithologëve të përzgjedhur nga ana e ZKM Besnik Bislimi) ekspertëve” kosovarë, në negociatat (jo dialogun, harrojeni këtë termë!) me Serbinë, vazhdon të shkojë me duar në xhepa (dhe vetëm sa për t’i arsyetuar mëditjet e majme), ashtu siç shkonte me angazhimi i tyre me ish bossat e “ndryshimit të kufijve” (Thaçi) dhe të “Zajednicës”(Mustafa), atëherë, vajë halli për Kosovën!? Sepse, Serbia, ka kohë që është duke kërkuar një koncenzus të brendshëm nacional, për negociata finale me Kosovën, ku e ka qartë dhe saktë se çfarë është duke dashur me “kompromisin” e dhimbshëm. Në ndërkohë, në taborrin tonë deri mē sot asnjë qeveri e pasluftës, deri më tash nuk ka shku me ndonjë platformë (1-… pikëshe) të caktuar, unike e decidive!? Të paktën bile, me një faqe e gjysëm!? Por, kanë shkuar, si thuhet me duar në xhepa (rasti më i mirë ilustrativ është ky i fundit i Dullës, në Washington), duke menduar e shpresuar që “Amerika” na e rregullon këtë punë!? Naivitet dhe papërgjegjësi e paparë, si ndaj procesit të shtetndërtimit ashtu edhe interesave afatgjata kombëtare!

3. Dhe tani, si mund të mendohet t’i rezistohet me aq lehtësi e komoditet makinerisë diplomatike serbe, që në prapaskenë e ka edhe Rusinë putiane e edhe Kinën ekspansioniste?! Kështu që ZKM Besnik Bislimi, mos nxito me u futë i papërgaditur nē këtë farë “odisejade” pa kry me Serbinë, ku që tani po ua them botërisht; që ajo fare s’është e interesuar tē mbarojnë negociatat me Kosovën (lexo; Amerikën). Këshillë; konsulto opozitēn (jo vetëm PDK-n, LDK-n e AAK-n, po edhe tjerat jashtëparlamentare); merr opinione nga miqtë (se ata janë hisedarë dhe fascilitues i interesave të tyre gjeostrategjike në rajon); konsultohu me ASHAK-un (se aty edhe pse janë ca pleq senil që marrin paga të majme, janë edhe ca të mençur); merr miratimin formal të shoqërisë civile (sepse, ajo ende nuk është aq e pjekur dhe neutrale në vendimarrje të interesit kombëtar); animo dhe sensibilizo qytetarinë, kërko e angazho ekspertë tanë me diploma specifike për negocime strategjike…etj.

Ndryshe, krejt qasjet tjera janë veç folklor hesapi…?

Z. ZKM Besnik Bislimi, mos nxito me u futë i papërgaditur nē këtë farë “odisejade” pa kry me Serbinë….Këshillë; konsulto opozitēn (jo vetëm PDK-n, LDK-n e AAK-n, po edhe tjerat jashtëparlamentare); merr opinione nga miqtë (se ata janë hisedarë dhe fascilitues i interesave të tyre gjeostrategjike në rajon); konsultohu me ASHAK-un (se aty edhe pse janë ca pleq senil që marrin paga të majme, janë edhe ca të mençur); merr miratimin formal të shoqërisë civile (sepse, ajo ende nuk është aq e pjekur dhe neutrale në vendimarrje të interesit kombëtar); animo dhe sensibilizo qytetarinë, kërko e angazhi ekspertë tanë me diploma specifike për negocime strategjike…etj.

Komento: