
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, përmes një konference për media ka folur për situatën politike në vend, përcjell Gazeta Express.
Haradinaj ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit prej 8 korrikut, është kujdesur që të konsumoj kohën kushtetuese.
“Gjithçka është bë me skenar të Kurti. Sot ankohemi se jena në shtator, prej 8 korrikut Kurti është kujdes që me konsomu kohën kushtetuese, e mos me i konstitu institucionet, edhe pyetjen që e ka çu sot u.d presidente, ka mujt me çu para dy javësh. Shiheni si është situata, e çon në ditën e fundit kur është dashtë me qenë këtu në seancë e duke ndodh konstituimi i instuticioneve të vendit. Pse e ka çu kaq vonë? Me fitu edhe naj ditë, me shpresën që i çon zgjedhjet në dhjetor. Se në të kaluarën i ka funksionu kjo, kësaj here më gjasë jo. Përgjigjen e jep Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.