Me shtrëngime duarsh e të buzëqeshur, Osmani në takim me kryeministrin e ri britanik

11:32 | 18 Korrik 2024
me-shtrengime-duarsh-e-te-buzeqeshur,-osmani-ne-takim-me-kryeministrin-e-ri-britanik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer.

Duke publikuar një fotografi të shtrëngimit të duarve dhe të buzëqeshur, Osmani shkroi në Instagram: Faleminderit për mikpritjen në Blenheim Palace, kryeministër Starmer”.

Osmani ka udhëtuar drejt Britanisë për ta përfaqësuar Kosovën në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

E para e shtetit të Kosovës do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

 

Komento: