Cristiano Ronaldo po tregohet i pandalshëm dhe i papërmbajtshëm në Arabinë Saudite.
Ylli portugez po i impresionon të gjithë me paraqitjen e tij në Saudi Pro League, ku u transferua gjatë dimrit pasi u nda me Manchester Unitedin.
Edhe pse 38 vjeç, “CR7” po vazhdon të shënojë për ekipin e tij, Al-Nassr.
Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit ishte protagonist i skuadrës së tij të re edhe mbrëmë duke realizuar dy herë në fitoren e thellë, 5:0 ndaj Al-Adalah.
Me këtë rast, pesë herë fituesi i Topit të Artë i përmirësoi statistikat e tij, duke shkuar në kuotën e 11 golave në 9 ndeshje.
Kjo nënkupton se kampioni i Evropës me portugalinë ka më shumë gola të shënuar sesa lojë të luajtura.
Gjithashtu, Ronaldo i ka bërë edhe dy asistime, që i bie se ai i ka 13 kontribute në gola në futbollin arab.
Ronaldo po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, të cilën e shfaqi edhe në Kombëtaren e Portugalisë, me të cilën i shënoi katër gola në dy ndeshjet kualifikuese të muajit mars.