Më shumë se 42 milionë dollarë donacione në kriptomonedha janë mbledhur në Ukrainë

19:10 | 03 March 2022

Më shumë se 42 milionë dollarë donacione kriptomonedhash janë mbledhur nga Qeveria e Ukrainës që nga e shtuna, shkruan WashingtonPost.

Përveç tyre, janë mbledhur edhe vepra arti dixhitale duke përfshirë një botim të kufizuar me vlerë rreth 200,000 dollarë, sipas firmës analitike të blockchain Elliptic.

Sfida është se si vendi përfiton nga këto asete për të financuar nevojat e tij të luftës.

Disa nga donacionet e kriptomonedhave tashmë janë konvertuar në monedhë tradicionale, kryesisht euro.

Shkëmbimi i kriptomonedhave në Kiev ndihmoi qeverinë të krijojë dhe menaxhojë situatën.

Paratë u përdorën më pas për të blerë furnizime kritike si dronë, jelek antiplumb, syze të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe benzinë.

Komento: